LAJMI I FUNDIT:

ASHMAA: Fushata për gratë e “emancipuara” paraqet shkelje të ligjit

ASHMAA: Fushata për gratë e “emancipuara” paraqet shkelje të ligjit

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio-vizuale pas mbikëqyrjes së kryer konstatoi se spotet nga fushata e përbashkët në produksionin personal të “Siti Radio”, “Klub FM” dhe “Metropolis Radio Mrezha”, e cila dedikohet për “të gjitha gratë e emancipuara”, janë mizogjeniste dhe seksiste.

Fushata, siç theksojnë nga ASHMAA, paraqet diskrimin në bazë të gjinisë, zgjerimit, mizogjenisë dhe seksizmit që është shkelje flagrante e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale. Tre radiodifuzerët të cilët e kanë prodhuar këtë fushatë, theksohet, kanë të bëjnë me mënyrën e cila është e papërfytyrueshme dhe tërësisht e papajtueshme me sjelljen profesionale.

“Në fushatë, emancipimi i grave dhe i burrave shtrohen si dy procese të cilat mes vete përjashtohen, emancipimi dhe synimi i grave ta arrijnë maksimumin në karrierat e tyre prezantohet si paraqitje negative, gratë e suksesshme i nënshtrohen tallje dhe urrejtje, ndërsa fëmijëve dhe të rinjve nga dy gjinitë iu dërgohet porosi se nuk janë të barabartë dhe se nuk duhet të synojnë ndaj barazisë”, thonë nga Agjencia.


Deri te tre radiot janë dërguar njoftime për shkeljen e konstatuar të Ligjit. Raporti nga mbikëqyrja është i disponueshëm në ueb faqen e Agjencisë, ndërsa do të dërgohet edhe deri te Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori