LAJMI I FUNDIT:

ASHAM do të bashkëpunojë me Qeverinë për çështje me rëndësi shtetërore

ASHAM do të bashkëpunojë me Qeverinë për çështje me rëndësi shtetërore

Një delegacion qeveritar i kryesuar nga Kryeministri Zoran Zaev vizitoi Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, ku u prit nga kryetari i ASHAM-it, Taki Fiti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Delegacioni është informuar për punën e Akademisë e cila sivjet shënon 50 vjet nga themelimi.

Në njoftimin për meda, ASHAM informon se Fiti ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim me Qeverinë për të gjithë çështjet kyçe në sferat e shkencave dhe arteve, si dhe me dhënie të mbështetjes eksperte në rrugën drejt proceseve integruese euroatlantike dhe zhvillimin e shtetit.


“Fiti posaçërisht theksoi se në bashkëpunim ASHAM çdoherë ka insistuar për respektim të pavarësisë së saj, të garantuar me Ligjin për ASHAM-in”, informon Akademia.

Sipas TV21, Kryetari i Qeverisë ka theksuar se nga ASHAM-i pret që të kyçe në të gjithë proceset për gjetje të zgjidhjeve më të mira për perspektiva më të mira për shtetin.

“Kryeministri Zaev në fjalimin e ti deri te akademikët potencoi se Qeveria është e hapur për bashkëpunim dhe se duke e respektuar pavarësinë e Akademisë si institucion më i lartë shkencor dhe artistik në vend, pret që ASHAM me të gjithë kapacitetet e saj, me marrëdhënie kritike, të kyçet në të gjithë proceset e gjetjes së zgjidhjeve më të mira për perspektiva më të mira për shtetin, posaçërisht në sferat e arsimit, shkencës, ekonomisë, mjedisit jetësor, por edhe në të gjithë aspektet e tjera të rëndësishme për zhvillimin e ardhshëm të Republikës së Maqedonisë”, shkruan në kumtesën e ASHAM-it për vizitën e sotme të Zaevit dhe anëtarëve të Qeverisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori