Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka reaguar ndaj nënshkrimit të pamfletit kundër ASHAK-ut.
Përmes një njoftimi dërguar medieve ASHAK ka dhënë sqarim lidhur me përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të ASHAK.
Njoftimi i plotë:
Lidhur me pamfletin e pazakonshëm dhe shfryrjen e mllefit ndaj Akademisë, të nënshkrues¬ve lidhur me zgjedhjet, Kryesia Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës jep sqarimin vijues:
1. Zgjedhjet për anëtarë të rinj të Akademisë janë zhvilluar sipas të gjitha procedurave të parashikuara me Ligjin për Akademinë dhe me Statutin e Akademisë: janë respektuar deri në fund afatet, proce¬durat e propozimit, procedurat e informimit të rregullt të të gjithë anëtarëve dhe të opinionit për të gji¬thë kandidatët dhe brenda aftit shtatë ditor të ekspozimit të materialeve për diskutim publik, në adresë të Akademisë nuk është deponuar asnjë vërejtje për kandidatët e zgjedhur. Secili anëtar me të drejtë vote i ka marrë të gjitha informatat e disponueshme dhe ka pasur mundësinë ta formojë opinionin e vet për secilin kandidat të propozuar.
2. Pas gjithë kësaj procedure dhe pas evidentimit të vërejtjeve nga opinioni të deponuara në Akademi, instancat përkatëse kanë proceduar më tej përmes votimeve. Në Akademi kanë arritur 56 propozime, ndërsa janë pranuar 8 anëtarë të rinj; për avancim kanë kon¬kurruar 11 dhe janë avancuar 3. Këtë herë, ndryshe nga të tjerat, janë zgjedhur tri anëtare të reja dhe përgjithësisht anëtarë me moshë më të re.
3. Çdo kandidat është dashur të merrte numrin e nevojshëm të votave; secili votues e drejton votën e tij sipas bindjes së vet dhe nuk i përgjigjet askujt për të. Në këtë votim të realizuar me saktësi absolute kanë dalë rezultatet që kanë dalë. Instancat e Akademisë vetëm këtë tagër kanë, nuk kanë mundësi të sigurojnë vota për askënd.
4. Pamfleti është nënshkruar nga 11 pretendentë për t’u zgjedhur anëtarë në kohë të ndryshme, në këto zgje¬dhje 5 syresh. Të tjerët kanë qenë më herët. Ka ndodhur shumë herë, përveç në zgje¬dhjet e para, që një kandidat të mos i ketë marrë votat e nevojshme në një palë zgjedhje, ndër¬sa të jetë zgjedhur në një tjetër më vonë. Ka dhe të atillë që nuk janë zgjedhur. Sido që të jetë, e mi¬rëkuptojmë zemërimin e atyre që nuk janë zgjedhur. Po të ishin zgjedhur, sigurisht se nuk do të shfrynin kështu tërë atë mllef ndaj institucionit ku synojnë të jenë dhe ndaj kolegëve të tyre në të njëjtë garë.
5. Shumica e nënshkruesve janë nga Instituti Albanologjik i Prishtinës (22), ndërsa të gjithë nga qarqet që sillen aty. Ata madje preten¬doj¬në të japin vle¬rësime për punën e Akademisë. Në mesin e të nënshkruarve mungojnë vetëm emrat e nxitësve të kësaj fushate dhe shumë fushatave të tjera, që kanë urrejtje patologjike ndaj Akademisë dhe jo vetëm ndaj saj. Të nënshkruarit nga ky Institut dhe nga qarku përreth, para se ta bënin këtë, do të bënin mirë t’i drejtohen institucionit ku punojnë ose kanë punuar dhe ta pyesin veten pse u nënshtrohen fushatave e prapaskenave tashmë të lexueshme deri edhe te vetëmandatimi i tyre për të “shitur” dhe “blerë” territore dhe për të shpërndarë cilësime për njerëzit si “patriotë” ose “tradhtarë, varësisht nga shijet e tyre.
6. Akademia i ka instancat ligjore që merren me këto çështje. Instituti Albanologjik, si të tjerët, është vetëm një nga propozuesit potencialë. Për¬zgjedhjen e kan¬dida¬tëve nga propozimet e bëjnë instancat e Akademisë, të cilat kanë autorizim përfundimtar ligjor. Ato e marrin përgjegjësinë për suksesin ose për dështi¬min.
7. Bashkëpunimin e Akademisë me institucionet e tjera e bëjnë po ashtu instancat përkatëse të Akademisë si¬pas mundësive dhe interesave të institucionit. Instituti Albanologjik, Instituti i His¬torisë, Instituti i Arkeologjisë, universitetet publike janë vazhdimisht të pranishme në veprimtaritë e Akademisë. Disa prej të nënshkruarve janë pjesëtarë të projekteve të saj, ndër to edhe të Fjalorit Enciklopedik, të cilin po e zhvlerësojnë ende pa u kryer, ndërkohë që edhe vetë janë të përfshirë. Me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Akademia jonë ka bashkëpunim të veçantë mbi bazë të marrëveshjes dhe të protokolleve që po realizohen me përpikëri.
8. Shumë prej të nënshkruarve janë të identifikueshëm fare lehtë sa i përket filiacionit edhe po¬litik (ose të klubit intelektual), e megjithatë bëjnë vërejtje për përkatësinë partiake të të tjerëve. Ligji për Akademinë nuk ia merr të drejtën për të qenë anëtar askujt, pavarësisht nga bindjet e tij politike ose të tjera.
9. Krejtësisht primitive tingëllojnë vërejtjet grupore të pamfletistëve lidhur me përkatësinë ra¬jonale të anëta¬rëve të Akademisë në një vend ku secilën pikë nga qendra e Prishtinës e zë për një orë. Gë¬njeshtra nuk fshi¬het: nga 38 anëtarë sa ka sot Akademia, nga Presheva ka vetëm një anëtar dhe ai është pranuar më 1993, nga Bu¬ja¬novci ka dy – njëri më 1993, tjetri më 1996 dhe më s’ka pasur. Ka qenë një kandidat në këto zgjedhje dhe ai nuk është kua¬li¬fikuar për një votë. Por e tërë kjo e zbulon burimin e nxitjes të tërë grupit.
10. Duken paksa të çuditshme ftesat e tilla të pamfletistëve të frustruar për ndërhyrje nga jashtë në punën e institucioneve kështu të larta. Diçka e tillë i ka ndodhur kësaj Akademie edhe më herët në regjime pak si tjetër fare. As Kuvendi dhe askush tjetër nuk ka këtë të drejtë, as këtu dhe as në ndonjë akademi evropiane, të ndërhyjë për çkado qoftë në punën e Akademisë. Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës është e vetmja instancë që merret me vlerësimin e punës së Akademisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës