LAJMI I FUNDIT:

ASH: Regjimi i reinkarnuar, beteja e 27 prillit vazhdon

ASH: Regjimi i reinkarnuar, beteja e 27 prillit vazhdon

Nëpërmjet një ekspozite para Kuvendit, nga ASH theksojnë se sot mbushen 5 vite nga dita e betejës kundër një regjimi demokrature në vepër, me qëllim për të kthyer Maqedoninë e Veriut drejt normalizimit institucional dhe rrugës drejt një demokracie më të zhvilluar.

“Një betejë në të cilën u derdh gjak, u rrezikuan jetë dhe u sulmua tempulli i demokracisë. Por, sot pas 5 viteve, kjo betejë u shit nga një regjim i ri që tanimë ka marr përmasat e atij të kaluarit”, thonë nga ASH.

Sipas tyre, më 27 prill 2017 rrëzuam gjysmën e regjimit, Nikolla Gruevskin me klanin e tij dhe janë zotuar se do të vazhdojnë për ta rrëzuar edhe gjysmën tjetër, BDI-në. Në këtë ekspozitë, sipas ASH-së, shihen qartë, në mënyrë të ilustruar, ndodhitë e asaj dite.


“Fatkeqësisht, sot LSDM është bërë bashkë me gjysmën e atij regjimi, BDI-në dhe ata krijuan një regjim hibrid, krijuan një qeverisje të pashpresë dhe dëshpëruese. Amnistuan organizatorët dhe realizatorët e 27 prillit, burgosën pafajësisht Feta Alimin dhe vazhduan me krimin dhe korrupsionin, kapjen e shtetit, partizimin e gjyqësorit, plaçkitjen e qytetarëve dhe izolimin e vendit. Megjithatë, Aleanca për Shqiptarët është e vendosur të vazhdojë këtë betejë dhe jemi të bindur se do të triumfojmë. Ne nuk jemi vetëm. Në këtë betejë jemi të vendosur, bashkë me qytetaret, me faktorin ndërkombëtar dhe me të gjithë ata që janë kundër regjimeve”, thonë nga ASH./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori