ASH: Qeveria gënjen, nuk është ulur papunësia, por ka ikur rinia dhe kemi më pak punësime

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar në lidhje me pohimet e Qeverisë për uljen e papunësisë në vend. ASH këtë e vlerëson si një tentim për mashtrim të qytetarëve dhe fshehje të dështimeve të kësaj Qeverie.
“E vërteta është e kundërt me atë që pretendohet. Në realitet të dhënat zyrtare dëshmojnë se nuk është ulur papunësia, por është ulur numri i popullatës që në mënyrë aktive kërkon punë. Ky numër zvogëlohet vazhdimisht, nga viti në vit dhe është pasojë e ikjes së të rinjve dhe forcës punëtore nga vendi.
Vetëm për dy vite kur Qeveria manipulon me përqindje, numri i popullatës aktive ka rënë nga 970 mijë në 940 mijë, që do të thotë se 30 mijë qytetarë aktiv janë larguar nga vendi. Për dy vite ka rënë dukshëm edhe numri i të punësuarve. Nga 807 mijë të punësuar në kuartalin e fundit të vitit 2019, numri i të punësuarve ka rënë në 795 mijë në kuartalin e njëjtë 2021”, thuhet në reagimin e ASH-së.
Nga atje thonë se situatë e njëjtë është nëse analizojmë edhe brenda një periudhe më të shkurtë.
“Popullata aktive në kuartalin e tretë të vitit 2021 ka qenë 945,158, ndërsa në kuartalin e katërt ka rënë në 937,482, që i bie se për tre muaj kemi 7,676 më pak qytetarë që në mënyrë aktive kërkojnë punë. Në të njëjtën periudhë tre mujore kemi edhe rënie të numrit të të punësuarve. Në kuartalin e tretë 2021 ka pasur 796,681 të punësuar, ndërsa në kuartalin e katërt 795,276 apo 1,405 më pak të punësuar. Brenda kësaj periudhe numri i të papunëve ka rënë për 6,241 që është shumë më i lartë se numri i të punësuarve dhe kur krahasohet me uljen e numrit të popullatës aktive rezulton saktë se bëhet fjalë për qytetarë që janë larguar nga vendi dhe jo që janë punësuar. Këtë e dëshmon edhe fakti se në kuartalin e fundit të vitit 2019 kur kishte 807 mijë të punësuar, shkalla e papunësisë ishte më e lartë apo 16, 6 përqind, ndërsa në kuartalin e fundit të vitit 2021 kur numri i të punësuarve ka rënë në 795 mijë, përqindja e papunësisë është ulur në 15,2 përqind”, shtojnë nga ASH./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mot i vranët dhe me riga shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri