ASH: Ministri Jeton Shaqiri në mënyrë të paligjshme ndërhyn në kompetencat e pushtetit lokal

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, në mënyrë të paligjshme ndërhyn në kompetencat e pushtetit lokal dhe duke i thyer të gjitha aktet ligjore bën emërimin e drejtorit në shkollën fillore “26 Korriku” në Shuto Orizare.
” Më saktë, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, vendimin e tij skandaloz e sjell, pasi që vëllaut të kryetarit të Komunës së Çairit, Driton Ganiu, i skadon afati si drejtor në shkollën fillore “26 Korriku” dhe në bazë të afateve ligjore kryetari i Komunës së Shuto Orizares emëron ushtrues detyre në këtë shkollë. Ministri në mënyrë eksplicite e sjell këtë vendim të paligjshëm. Njëherit e informojmë opinionin se vendimi i Ministrit Shaqiri nuk ka bazë juridike dhe si i tillë është në kundërshtim me Ligjin për arsimim fillor dhe Ligjin për pushtet lokal. Në përmbajte vendimi i ministrit është edhe më skandaloz”, thonë nga ASH.
Sipas tyre, në pikën 1 dhe 2 të vendimit, ministri emëron Ganiun drejtor shkolle dhe në pikën e radhës të njëjtit i jep afat prej 1 viti për të plotësuar kushtet bazë për emërim.
“Pyesim ministrin, ku e parasheh këtë normativë ligji për arsimim fillor, ose mos ndoshta është dëshirë e tij politike apo vetiake? Ajo që e bën edhe më qesharak dhe jo ligjor vendimin e ministrit është reflektimi juridik.
Më saktë, i njëjti nuk urdhëron shfuqizimin e vendimit të kryetarit të komunës ku emërohet ushtruesi i detyrës në këtë shkollë.”, theksojnë nga ASH.
Në fund nga ASH shtojnë se aspektin juridik nga kjo rezulton se tani shkolla fillore “26 Korriku” ka dy drejtorë edhe atë: -Një ushtrues detyre të emëruar nga kryetari i komunës që është në përputhje të plotë me Ligjin për arsimim fillor. -Dhe i dyti është ai të cilin e ka emëruar Ministri Shaqiri duke i thyer të gjitha aktet ligjore të arsimimit fillor dhe të pushtetit lokal.
“Këtu dëshirojmë t’ia bëjmë me dije ministrit se në bazë të nenit (115) të Ligjit për arsimim fillor, të drejtën dhe kompetencat për shkarkim dhe emërim të drejtorëve në shkollat fillore komunale i ka kryetari i komunës e jo ministri.. Qe skandali te jete me I madh, jo me larg se dje, Ministri sjell vendimin e radhes, me te cilin i merren kompetencat kryetarit te Komunes, pikerisht per shkollen 26 Korriku me te vetmin qellim qe ti plotesoj apetitet e njerezve te pangopur per pushtet e pozita, keshtu duke bere shkelje te rende ligjore. Apelojme tek Komuna Shuto Orizare te mos bie pre e ketij presioni politik dhe ti ndjek te gjitha rruget juridike qe rasti te zgjdhet konform ligjeve te parapara”, thuhet në fund./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri