LAJMI I FUNDIT:

ASH krahu i Selës: Pushteti tenton të partizojë Këshillin për media përmes kuadrove partiake

ASH krahu i Selës: Pushteti tenton të partizojë Këshillin për media përmes kuadrove partiake

Pas tentativës për të kapur Këshillin e Prokurorëve, tani partitë e koalicionit VLEN, në bashkëveprim me OBRM-PDUKM-në duan ta kapin Keshillin e Agjencisë për Veprimtari Audio dhe Audiovizuele, me dy kandidate kryekëput partiake të paraqitura në konkurs që tanimë kanë kaluar komisionin amë dhe tentojnë t’i votojnë edhe në seancë plenare.

Në kundërshtim me Ligjin dhe kushtet e konkursit, komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emrimeve kaloi listën ku bëjnë pjesë edhe dy kandidatet, Afrona Vërzivolli dhe Nafie Selmani. E para është kandidate e grupit të Arben Taravarit, e nominuar më herët për Kryerevizore e fondeve IPA, anëtare partiake dhe bashkëshorte e kryetarit të degës së grupit të Taravarit në Likovë, Adrian Demiri. Edhe në postin për kryerevizor ku u refuzua për shkak të mospërmbushjes së kushteve, Vërzivolli u propozua në Qeveri si kuadër partiak.

Kandidatja tjetër, Nafie Selmani, ka qenë kandidate e Alternativës për kryetare e Qytetit të Shkupit, kandidate për këshilltare komunale në Çair si dhe në zgjedhjet e fundit parlamentare, kandidate e kësaj partie në listën për deputetë.


Zgjedhja eventuale e dy kandidateve të nominuara nga partnerët qeveritarë, si dhe disa anëtarëve të tjerë të afërt me VMRO-në dhe partitë e tjera politike, nënkupton partizim skandaloz të këshillit për media që duhet të jetë trup i pavarur. Liria e mediave dhe gazetarëve është një nga shtyllat kryesore të demokracisë që nuk guxojmë të lejojmë të cënohet nga interesat e ngushta partiake të Qeverisë aktuale jolegjitime.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori