6 ditë pas paralajmërimit të Qeverisë se do të ketë ulje të çmimeve të produkteve bazë ushqimore, nëpër dyqanet nuk është vërejtur korrigjim i tyre, gjegjësisht janë të njëjta siç kanë qenë edhe para paralajmërimit për lirim. Pasi vizituam disa dyqane, pamë se nuk është ulur çmimi i bukës, i miellit, as i sheqerit, vajit, kurse edhe mishi vazhdon të shitet me çmim të njëjtë. Këtë e konfirmojnë edhe vetë qytetarët.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, siguronte se kompanitë që përdorin energji të subvencionuar elektrike, nga 1 dhjetori do të duhet t’i ulin çmimet për 10% edhe këtë ta bëjnë gradualisht, pasi siç shpjegoi, një pjesë e madhe produktesh tashmë janë në raftet e dyqaneve. Paralajmëroi edhe kontrolle inspektuese.
“Pres që nesër të gjithë ata prodhues, të gjitha ato produkte që janë të cekura në vendimin e Qeverisë në pjesën për ngrirjen e marzheve, të shënojnë ulje prej të paktën 10% . Tashmë te vaji i gatimit kemi një ulje të caktuar. Nesër pritet lirim shtesë në pjesën e bukës dhe produkteve të mishit dhe kështu do të vazhdojë lirimi i çmimeve të produkteve të tjera. Qytetarët lirisht mund të denoncojnë në Inspektoratin Shtetëror të Tregut nëse vërejnë se çmimet nuk janë ulur apo janë keqpërdorur nga tregtarë të caktuar”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.
Nga OBRM-PDUKM-ja dorëzuan amendament për propozim-Buxhetin i cili parasheh që deri më 30 prill të vitit të ardhshëm të ketë fundjavë pa TVSh për produktet ushqimore.
“Në këtë mënyrë qytetarët do të mund të blejnë produkte bazë ushqimore, e pastaj paratë për TVSh-në e paguar t’u kthehet në xhirollogaritë e tyre. Të ardhurat tatimore të shtetit janë tejet të larta, shkaku i inflacionit. Ushqimi është shtrenjtuar mesatarisht për 30%, ndërsa te disa produkte rritja e çmimit është edhe mbi 100%”, pohoi Dafina Stojanovska.
Nga 1 dhjetori, 235 kompani nga sektori i ushqimit filluan të furnizohen me energji të subvencionuar elektrike, por në këmbim, siç paralajmëruan nga Qeveria, kanë për obligim t’i ulin çmimet e produkteve bazë ushqimore./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët