Asfaltohen tri rrugë në lagjen Dardania në Gjilan
Komuna e Gjilanit njofton se janë asfaltuar tri rrugë ne lagjen Dardania në Gjilan.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka dalë për vizitë në këtë pjesë për të parë punimet që po realizohen në asfaltimin e disa rrugëve.
“Në lagjen “Dardania”, në Gavranin e Gjilanit po ritransformohet kjo pjesë duke u punuar në tri rrugë që do të ua lehtësojnë jetën banorëve të kësaj ane”, tha Hyseni.
I pari i Gjilanit, theksoi se përveç në fshatra, projektet po prekin secilën lagje, e secilin qytetar.
“Për Gjilanin që duam, punë të mira po bëhen e çdo ankesë e kërkesë e qytetarit po dëgjohet”, tha ai./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
































