LAJMI I FUNDIT:

Asetet e Aeroportit të Gjakovës i kalojnë Ujësjellësit

Asetet e Aeroportit të Gjakovës i kalojnë Ujësjellësit

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për aprovimin e rekomandimit të Komisionit Ndër-Ministror për Ndërmarrjet Publike për dhënien në shfrytëzim të përkohshëm të aseteve të NPQ “Aeroporti i Gjakovës” për KRU “Gjakova”.

Pas arsyetimit të ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Qeveria vendosi që ato të kalojnë në kompetencën e KRU “Gjakova”.

KFOR për nevoja të veta ushtarake kishte ndërtuar aeroportin e Gjakovës, i cili për 13 vite ishte përdorur ekskluzivisht për operime ushtarake.


Në këtë aeroport forcat paqeruajtëse italiane kanë investuar rreth 30 milionë euro dhe vetëm vlera e pajisjeve që gjenden në aeroport sillet diku rreth 9 milionë euro.

Aeroporti i Gjakovës në vitin 2014 është transferuar nga forcat e KFOR-it tek Qeveria e Kosovës.

Është premtuar disa herë se aeroporti do të funksionalizohet, e premtimi i fundit ishte se kjo do të ndodh në mars të këtij viti. /Telegrafi/