LAJMI I FUNDIT:

Asensio i gatshëm të largohet nga Real Madridi

Asensio i gatshëm të largohet nga Real Madridi

Ylli i  Real Madridit, Marco Asensio është gati të largohet nga klubi muajin e ardhshëm.

Reprezentuesi spanjoll i skadon kontrata në Madrid në fund të sezonit 2022/23, me 27-vjeçarin që po tërheq interesim të madh për transferimin nga Liga Premier.

Asensio më parë konfirmoi se nuk është i sigurt për hapin e ardhshëm në karrierën e tij, me raportimet nga Caught Offside që bëjnë të ditur se ai pritet shumë shpejtë të jap përgjigje.


Zbulohen detajet e kontratës që Real Madridi po ia ofron Asensios
Lexo po ashtu Zbulohen detajet e kontratës që Real Madridi po ia ofron Asensios

Megjithatë, situata ka evoluar ditët e fundit, pasi ai kërkon të punojë drejt një zgjidhjeje në Estadio Santiago Bernabeu.

Raportimet nga korrespondenti i The Athletic në Real Madrid, Mario Cortegana, pretendojnë se Asensio tani ka marrë vendimin për të përfunduar aventurën e tij në Madrid.

Marco Asensio drejt Ligës Premier si lojtar i lirë?
Lexo po ashtu Marco Asensio drejt Ligës Premier si lojtar i lirë?

Fokusi kryesor për anësorin mallorcan është një rol në ekipin e parë diku tjetër me Arsenalin dhe Aston Villan që udhëheqin garën për nënshkrimin e tij.

Nëse Asensio përfundon një largim veror, ai do të largohet nga klubi me tre tituj të La Ligës dhe tre tituj të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Arsyeja pak e njohur pse goli i rrallë që shënoi Neymar për Santosin quhet ‘Olimpico’

Arsyeja pak e njohur pse goli i rrallë që shënoi Neymar për Santosin quhet ‘Olimpico’

Ndërkombëtare
Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori