LAJMI I FUNDIT:

As Albini nuk ishte ndryshe, mjerisht!

Albini Kurti edhe de jure, dje, u bë kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.
U ngrit, fill i vetëm, pa kundërkandidat, në majën udhëheqëse të lëvizjes së Tij.

Deri dje Vetëvendosja ishte një lëvizje ndryshe. Formalisht e të gjithëve! Edhe përmbajtësisht, kolektivitet i munguar politik. Organizatë e ndërtuar mbi një frymë. Organizatë, ku secili është një nga të gjithë. Lëvizje e organizuar e kundërshtimit populist. Turmë e të pakënaqurve që shndërrohet në veprim. Forcë e predikuar me shenjtërinë e barazisë për të gjithë.

Barazia bëhet forcë kohezive që pretendon vendosjen e një rendi të ri. Pa të parë e përparësi, formalisht. Pa shenjtërinë formale mbi të gjithë. Dhe, ngritja përmbi këtë parim, qoftë edhe me miratim, është sfidë mes të barabartëve, padrejtësisht. Krijon hendekun e hierarkisë nga një në mes të gjithëve, në një mbi të gjithë!


Kjo, e ngriti edhe Albinin në kulmin e hierarkisë. Ngritje në peshën e hierarkisë, por jo pa ulje në peshën politike të barazisë, sigurisht. Sikundër brenda kolektivitetit të tij organizativ, ashtu dhe në ambientin e dominuar të politikës aktuale, në përgjithësi!

Dje ishte ndryshe. Një praktikë lakmitare dhe përbuzëse, deri në dominimin absolut liderist. E kundërta e asaj që reflektonte Vetëvendosja deri më tani: lëvizje politike e homogjenizimit të pakënaqësisë dhe e organizuar për kundërveprim!

Në kuvendin e saj të parë, unë pash atë që nuk dukej në shikim të parë. Ikjen nga identiteti i saj! Kapërcim formal, nga iluzionin, në pretendimin pushtetar.

Derisa iluzioni idealist i bashkonte njerëzit në masë, pushteti mund t’i ndajë. Të jesh një në mesin e të gjithëve, është forcë kohezive e të barabartëve, që rritet kolektivisht gjithmonë! Por, të kalosh në pozitën e Njëshit mbi të gjithë, reflekton ambicien e distancimit në sundimtar!

Pra, të bashkuarit në barabarësinë e të pakënaqurve përbën forcën, kohezioni i të cilës ekuilibron edhe në rritje, deri në prishjen baraspeshimit të saj. Kurse, pabarazia krijon vetëm pakënaqësi, përbuzje dhe distancë. Brenda llojit, si dhe jashtë saj. Ndodhë të ngritet në forcë përmbytëse, pa pardon! As turma e organizuar, gjithëpërfshirëse, deri në përmbytjen e padrejtësisë, nuk lejon askund pabarazinë.

Përndryshe, të ngrihesh mbi të gjithë, qoftë dhe si udhërrëfyes, reflekton dominim dhe pabarazi. Dhe, pabarazia krijon distancat e pakapërcyeshme të pakënaqësisë edhe brenda llojit dhe organizimit politik. Ngritja mbi të gjithë është ndjesi dhe veprim shtypës edhe mbi ata që të kanë rritë. Kjo të bënë të lartë në post, por të ulët në politikë! Gjithnjë e më të pambështetur verbërisht. Politika është bërë luftë për dominim, padrejtësisht!

Padrejtësia e pakapërcyeshme ndërton vetëm konflikt!
Lufta e të pabarabartëve është parim i kundërshtimit të padrejtësisë!

Përfundimisht edhe Albini nuk përbën më alternativën ndryshe, si deri më tani!

Në trend

Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Magazina
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori