Ava Max u shfaq mahnitëse me një fustan të kuq përpara se të dilte në skenë gjatë koncertit Jingle Ball të iHeartRadio në New York të premten mbrëma (9 dhjetor).

Këngëtarja dhe kantautorja 28-vjeçare zbriti në tapetin e kuq me fustanin elegant që kishte një prerje të guximshme poshtë dekoltesë së saj në njërën anë.


Ajo e përshtati fustanin me buzëkuqin me nuancë të ngjashme dhe qëndronte mbi një palë taka të larta të zeza.

avaa

Flokët e saj bionde ishin ndarë në mes dhe i binin në fije të hijshme poshtë shpinës.

Këngëtarja e "Salt" për performancën veshi një trupore me shkëlqim të mbuluar me gurë të çmuar të panumërt argjendi.

65441087 11523381 image a 2 1670651671019

Pjesa tjetër e veshjes, si dhe mëngët ishin bërë nga një pëlhurë e bardhë e tejdukshme me prerje anash. Ajo e përshtati dukjen me çizme vinyl të zeza.

Për t'u përshtatur me pamjen e saj verbuese skenike, Ava zgjodhi makijazh të theksuar.

65441079 11523381 Sheer The Salt singer changed into a mostly sheer silver top bef a 25 1670654859571

Ylli i popit shfaqi lëvizjet e saj të kërcimit ndërsa inkurajoi audiencën të këndonte së bashku.

Ajo shoqërohej nga një ekip kërcimtarësh femra të veshura me fustane me shkëlqim argjendi.

65441081 11523381 One of many acts Dua Lipa Lizzo Charlie Puth AJR Demi Lovato and a 26 1670654859580

Performanca e Max në këtë event vjen më pak se dy muaj para publikimit të albumit të saj të dytë në studio, "Diamonds & Dancefloors".

iHeartRadio Jingle Ball është një 'koncert i përvitshëm festash me artistët më të mirë të vitit që performojnë hitet e tyre numër një'.

65441083 11523381 Illusion In one moment her dancers stood behind her and waved th a 22 1670654859350

Dua Lipa, Lizzo, Charlie Puth, AJR, Demi Lovato dhe Backstreet Boys performuan të gjithë në shfaqjen e së premtes mbrëma. /Telegrafi/

65441073 11523381 Leaning forward At another time the dancers stood a few feet awa a 24 1670654859568

65441077 11523381 Singing A sliver bra and matching shiny pants complimented the o a 21 1670654859318

65441069 11523381 Promoting upcoming album Max s performance at the event came jus a 27 1670654859625