Nga: Pëllumb Kulla
Hasan Bregu është një nga aktorët më të mirë me të cilët kam punuar gjatë përvojës sime të gjatë në skenë dhe ekran. Është një nga shokët më të shquar në bashkëpunim, në korrektesë dhe në përkushtim.
Nisur nga këto premisa bazë që nuk i has kollaj në jetën e përditshme, edhe nga vetitë njerëzore të mirëkuptimit dhe gatishmërisë për të sakrifikuar, mund të flas më poshtë për shtatin artistik të këtij personaliteti.
Në trupën me të cilën punova aq vjet, ky artist erdhi me një thjeshtësi punëtori. Tek Hasan Bregu shquhej përvoja e gjatë e veprimtarisë në skenat dhe podiumet amatore, por edhe ajo duhet marrë në konsideratë, pikërisht për dashurinë e gjatë dhe të pashuar për teatrin dhe komedinë.
Hasani mund të ishte një aktor, thjesht i përdorshëm për talentin, cilësitë e tij fizike, për zërin e tij të bukur dhe aq. Por, ai kishte vetë një ndjenjë humori të brendshëm që ta bënte të lehtë punën me të. Dhe, kështu ai dha dëshminë e një loje perfekte realiste, dha tiparet e një karakteri popullor, tipik shqiptar. Meqenëse aktori e ndërton figurën me materialin e tij natyral, trupin, zërin dhe përvojën jetësore, aktori ynë ofronte cilësi fizike, një jetë të pasur dhe një vëzhgim të mprehtë të realiteteve tona.
Palodhshmëria e përmendur mund të jepej edhe si opinion miqësor pa e konkretizuar, por unë nuk do të rri pa e drejtuar vëmendjen në kushtet e pabarabarta që për disa dhjetëvjeçarë ky individ i apasionuar punoi me kolegët e tij banues të Fierit.
Nuk mund të le pa kujtuar zbritjet e tij, shpesh dy herë në ditë nga qyteti i Patosit, në sallat e provave dhe shfaqjeve të estradës, në Fier. Nuk mund të harrohen netët e provave të gjata dhe nevoja që ky shok të kthehej në shtëpi edhe në mes të natës, kur transporti publik pushonte së funksionuari. Hasani i mirë meriton mirënjohjen, ja, edhe për udhëtimet e tij rraskapitëse që të gjendej në laboratorin krijues të trupës sonë teatrore!
Për këtë mik, koleg dhe artist të vyer, unë mund të flas “një natë të tërë dimri”, por këtu dëshiroj të veçoj partneritetin e bukur që krijoi ai në vite me aktorin tjetër të mrekullueshëm, Luftar Pajën. Dyshja e tyre u bë një partneritet simbolik në vuajtjet që përbëjnë njërin nga elementët që unë preferoj në lëndën dhe në ndërtimin e një komedie. Nuk mund të harrohen këta dy miq që jeta skenike i vendos në situata të vështira. Atje ata janë herë qytetarë, herë fshatarë, herë kooperativistë, herë punëtorë e herë pensionistë, herë ballistë dhe herë partizanë, por gjithmonë dy personazhe miq që e duan njëri tjetrin.
Ata kryesisht mbanin emrat Shaqo dhe Demo dhe do t’i mbajmë mend të varur nga këmbët për ndëshkim, do t’i mbajmë mend që nuk pijnë dot nga një pikë raki, ngaqë bezdisen nga komshijet që hyjnë pa teklif të flasin në telefonin e ri të shtëpisë… Do t’i mbajmë mend tek pleqtë që për të jetuar nuk u mjaftojnë pensionet, arsye e fortë kjo, që Shaqoja pi helmin dhe Demoja tund botën që të shpëtojë shokun e tij nga vdekja. Do t’i mbajmë mend te “Çobo Rrapushi me shokë” te sofrat e humorit popullor e në shumë shfaqje të tjera. Që të dy me një lojë në unitet, që të dy me një përfytyrim të pandarë!
Kjo dyshe e qëlluar meriton një libër të tërë studimi, për shkak se si të gjitha dyshet e famshme të mbetur në kujtesë nga ekranet e botës, këta janë në një unitet të plotë duke ruajtur ndërkohë sejcili cilësitë individuale.
Por, duke u rikthyer tek jubilari i sotshëm, është një rast i përshtatshëm ky, në këtë vitin e tij të tetëdhjetë, që autoriteteve qëndrore të republikës, atyre të Qarkut, apo drejtuesve përjetësisht artdashës të qytetit të Fierit, t’u kërkoj me lutje të sinqertë dhe emocion, që artistin e madh Hasan Bregu, ta shpërblejnë me nderimet zyrtare, për kontributin e tij të pamatë në dobi të artit.
Urimet më të ngrohta nga larg, i dashur Hasan, për shumë vite të tjerë të shëndetshëm dhe, pse jo, të angazhuar në skenë dhe ekran.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFjalimi i Skënderbeut!?
Kompozitori i parë i muzikës së kultivuar shqiptare
Po ndodh eksodi nga “X”-i drejt “Bluesky”-t: Ka përfunduar epoka e platformave masive të mediave sociale!
Zbulohet dorëshkrimi i rrallë mbi astronominë i Gjon Gazulit
David Gilmour dhe Polly Samson për vdekjen, drogën, jetën martesore dhe grupin Pink Floyd
Një vepër e vlefshme për procesin e krijimit të shtetit shqiptar dhe për rolin e shqiptarëve në rënien e Perandorisë Osmane
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit