LAJMI I FUNDIT:

Artisti që me ngjyra i transformon ndërtesat

Artisti që me ngjyra i transformon ndërtesat

Një artist italian i njohur me pseudonimin Peeta, po transformon ndërtesat në iluzione optike.

“Kur pikturoj në mure, qëllimi im është gjithmonë që krijojë një dialog me parametrat strukturorë dhe kulturorë të kontekstit rrethues, qoftë arkitektonik ose jo”, ka thënë Peeta.

Murali më lartë i realizuar është i një ndërtese në një cep të rrugës në Manheim të Gjermanisë. Peeta e pikturoi atë për projektin mural të vitit 2019 “Stadt.Wand.Kunst” dhe duke përdorur hije të ndryshme të ngjyrës kaltër , gri dhe të bardhë, ai arriti të krijojë një iluzion të një strukture që ndryshon formën.


Kur u pyet se nga e merr frymëzimin për veprat e tij artistike, Peeta tha: “Marrë frymëzim nga disiplina të ndryshme, si dizajni dhe arkitektura, aq sa edhe nga disa artistë, por më frymëzon kur piktura është vëzhgim i kontekstit rrethues”. /21Media/


.