Shoqata Sindikale e Artistëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës ka protestuar para ministrisë së Kulturës.

“Sot përmes këtij veprimi simbolik para Ministrisë së Kulturës, ne artistët e Teatrit Kombëtar të Kosovës, bëjmë thirrje publike ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës për të reflektuar mbi gjendjen e rëndë, diskriminuese dhe të papranueshme të artistëve”.


Ata thonë se janë më të degraduarit në rajon, duke lënë anash Evropën.

Screenshot 48 3

“Ministrisë së Kulturës dhe Qeverisë së Kosovës ia kujtojmë se puna dhe përkushtimi ynë për Teatrin Kombëtar nuk mund të vazhdojë të keqpërdoret e të jemi më të degraduarit në rajon, mos të flasim për Evropë”.

Deklarata e plotë:

“Ne kemi dhënë dhe do të japim gjithçka për Teatrin, shtëpinë tonë, duke punuar pa orar, në vikende dhe festa zyrtare shpesh pa u respektuar as standardet minimale të trajtimit dinjitoz që meriton një artist.

Diskriminimi ligjor që na është bërë, sfidon dinjitetin e profesionit tonë dhe është një gabim që do të mbahet në mend si ofendimi më i rëndë që i është bërë artistit të Teatrit Kombëtar, ky gabim ligjor buron nga ky institucion i cili do duhej që të kujdesej për artistin dhe kulturën si vlera themelore e identitetit tonë kombëtar.

Ne qëndrojmë këtu sot si dëshmi e bashkimit tonë. Nuk do të ndalemi derisa ti arrijmë të drejtat tona legjitime, dinjitetin tonë profesion dhe respektin që çdo artisti meriton. Turpi është i atyre që na kanë detyruar që pa vullnetin tonë të dalim këtu për të kërkuar ato që duhej të na takon me ligj e me të drejtë.

‘Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrë. Ne nuk do pushojmë kurrë së kërkuari të drejtat tona”. /Telegrafi/

Screenshot 49 4

Screenshot 50 3

Screenshot 51 2

Screenshot 52 1

Screenshot 53 2