Gjak, të prera, djegie dhe shumëçka që nuk i duhet trupit të njeriut - janë të gjitha këto punimet e Abi Gordon-Coby, transmeton Telegrafi.

Nuk kalon asnjë ditë, që artistja në Londra, të mos ketë ndonjë vragë në trup - jo me gjësende të mprehta, por me produktet që i ka në çantën për makijazh.


Arti i frikshem qe eshte bere vetem me produkte per grim foto 3

Punimet e saj duken aq reale, sa është vështirë të besohet se nuk është ndonjë plagë.

Ka njerëz që nuk mund të shohin këto fotografi, sepse ndjehen në ankth nga shqetësimi.

Arti i frikshem qe eshte bere vetem me produkte per grim foto 2

“E kam rritur shumë portofolion time me anë të këtyre punimeve” ka thënë Gordon-Coby.

ad165344417agc sfx make up


“Sikur të grimoja një nuse, ajo do të kishte një të qarë në fyt dhe do të lotonte gjak, ka shtuar ajo për Movie Pilot.

Arti i frikshem qe eshte bere vetem me produkte per grim foto 4

Në videon e postuar, ajo tregon teknikën e saj, se si e grimos në mënyrë të frikshme fytyrën e saj.

Mos u frikësoni, askush nuk është lënduar gjatë realizimit të këtyre fotografive. /Telegrafi/