LAJMI I FUNDIT:

Artan Grubi: Gafurr Dugollin e liroi Ali Ahmeti

Artan Grubi: Gafurr Dugollin e liroi Ali Ahmeti

Shef i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi, për gazetën “Dnevnik“, ka konfirmuar se kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është angazhuar për lirimin e Gafur Dugollit pasi arrestimi i shtetasit kosovar ka qenë me motive politike.

“Burgosja e Dugollit është akt politik nga autoritetet serbe në bazë të veprës joekzistuese dhe aktakuzë që na vendosi neve dhe gjyqësinë në situatë të palakmueshme. Patjetër të gjendej formë që të dilej nga kjo situatë. Kjo nuk ka lidhje me ndikimin politik mbi gjyqësinë dhe prokurorinë pasi bëhet fjalë për akt politik. Mu për këtë Ali Ahmeti tha ndal keqpërdorimit të të drejtës ndërkombëtare nga ana e autoriteteve serbe dhe se atë nuk do ta lejojë në Maqedoni”, ka thënë për “Dnevnik” Grubi.

Dugolli edhe gjatë një interviste në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjinit, pati falënderuar kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmetin, dhe të gjithë ata që kanë bërë presion për lirimin e tij, njofton INA.


Ndryshe Dugolli është një mik shumë i ngushtë i Ish Komandandit të UÇK-së, Ali Ahmeti ku kanë luftuar bashkë edhe në luftën e vitit 1998 në Kosovë për çlirimin e tokave shqiptare kundër okupatorit serb. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori