Arta Nitaj sjell fotografi të reja për të gjithë ndjekësit e saj në Instagram.
Ajo në këtë postim duket plot shkëlqim, duke i kaluar pushimet e kësaj vere në Bodrum të Turqisë.
Bukuroshja me sa duket shumë lehtë merr vëmendjen e gjithë ndjekësve e fansave të saj.
Ajo shihet me një makijazh të lehtë, përderisa fytyra e saj duhet shumë e pastër e vezulluese.
Me një dukje me xhinse e një bluzë të bardhë pa mëngë, në formë korseti, ajo duket bukur e thjeshtë duke shfaqur një tatuazh në supe, e si gjithmonë duke i vënë në pah linjat perfekte.
Aktorja dhe modelja pejane vazhdimisht komentohet për dukjen e saj e gjithashtu për jetën e pushimet luksoze që ajo bën.
Mesa duket bukuroshja e Instagramit nuk është ngopur me pushime, ajo iu rikthye edhe njëherë, e kësaj radhe zgjodhi Turqinë. /Telegrafi/