Arta Kabashi, e eliminuara e dytë e mbrëmjes nga Big Brother VIP Albania 3

Këngëtarja nga Kosova, Arta Kabashi, ka qenë të shtunën e eliminuara e dytë e mbrëmjes.
Ajo rezultoi më pak e votuara në një televotim të dytë të hapur gjatë mbrëmjes, ku të nominuar ishin të gjithë banorët.
Arta gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e BBVA u shqua si një konkurrente mjaft sharmante, por në përgjithësi e heshtur.
Fatkeqësisht as fati nuk ishte në anën e saj, pasi me të arritur në studio ajo hapi biletën e saj të fatit, e cila ishte vetëm një drejtimëshe - pa mundësi rikthimi në shtëpi.
Ajo ishte e eliminuara e dytë e mbrëmjes, pas të eliminuarit të parë, balerinit Albi Nako. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























































