Arta Haziri – Nuhiu, një emër i njohur në botën e artit shqiptar, ka arritur edhe një sukses tjetër duke u bërë kështu shqiptarja e ftuar në një festival ndërkombëtar prestigjioz.
Ky emër i shquar është ftuar si e vetmja juriste shqiptare nga drejtori i festivalit “The Ottoman Dream”, i cili do të mbahet në Turqi nga data 24 tetor deri më 28 tetor, 2024.
Në një prononcim për Telegrafin, ajo tha se është e vetmja profesoreshë e muzikës që ka shkuar në shumë shtete të botës për ta përfaqësuar Kosovën.
“Jam e vetmja profesoresh e muzikës, anëtare e jurisë që kam shkuar në shumë shtete të botës me e përfaqësu Kosovën”, tha Haziri – Nuhiu, duke theksuar se në vazhdimësi bënë përpjekje që të dërgoj edhe nxënës të talentuar nëpër festivale ndërkombëtare.
“Jashtë kësaj kam bërë përpjekje me dërgu edhe nxënës të tjerë të talentuar për ta shijuar një skenë ndërkombëtare dhe për ta përfaqësuar kulturën dhe muzikën tonë shqiptare”, ka theksuar Haziri – Nuhiu.
Ajo vijon të thotë se përveç pjesëmarrjes së saj, do të ketë edhe nxënës të cilët do t’i përzgjedh ajo për të performuar në festival.
“Përveç meje që do të jem pjesë e jurisë si e vetmja shqiptare, do të ketë edhe nxënës shqiptarë që do të marrin pjesë në këtë festival si përformues, të cilët do t’i përzgjedhi dhe do t’i ushtrojë unë”, ka potencuar ajo.
Festivali “Rising Star” solli në Kosovë mbi 26 shtete të botës, por nuk u përkrah nga Minisitria e Kulturës
Si drejtoreshë e organizatës “Mollëkuqet”, Arta Haziri – Nuhiu nga Gjilani, tash e tre vite ka organizuar edhe festivalin e vetëm ndërkombëtar të muzikës së gjallë në Kosovë “Rising Star”.
Haziri – Nuhiu potencon tutje se kur ka filluar karrierën si drejtoresh e organizatës, pati organizuar një festival ndërkombëtar me pjesëmarrje të trojeve shqip folëse.
Ajo thotë se me kalimin e kohës, duke marrë ftesa nga festivalet ndërkombëtare, i ka lindur ideja që edhe vet ta organizojë një festival të tillë në Kosovë.
“Kur kam filluar karrierën time si drejtoresh në organizatën “Mollëkuqet” kam organizuar një festival mbarëkombëtar, ku kanë marrë pjesë vetëm trojet shqip folëse, por kur kanë filluar të më vijnë ftesat ndërkombëtare më ka lindur ideja për ta organizuar një festival ndërkombëtar në shtetin tonë sepse nuk ka asnjë festival të formatit të këngës të muzikës së gjallë”.
Tutje, Haziri – Nuhiu thekson se përmes këtij festivali i ka sjellur Kosovës më së shumti përfaqësime dhe çmime.
“Jemi e vetmja organizatë që kemi marrë më së shumti përfaqësime dhe që i kemi sjellë Kosovës çmime në aspektin e këndimit”.
Sipas saj, ky është festivali i vetëm që ka sjellur shtete, të cilat nuk e kanë njohur ende Kosovën si shtet.
“I vetmi festival në Kosovë i karakerit ndërkombëtar të muzikës së gjallë që deri tash për gjashtë edicione ka sjellur 26 shtete të cilat ende nuk e njohin Kosovën si shtet. Ka pasur përfaqësues prej Ukranisë, Bjellorusisë, Armenisë, Rumanisë”, ka thënë ajo.
Pavarësisht që Kosova është nderuar si shtet nga shumë vende të botës përmes emrit të njohur në muzikën shqiptare, Haziri – Nuhiu thekson se nuk është përkrahuar asnjëherë nga Ministria e Kulturës edhe pse ka dërguar kërkesë.
“Rising Star është një festival për fëmijë, adoleshent edhe për rini. Përmes këtij festivali unë kam sjellur shumë shtete dhe delegacione. Edicionin e gjashtë kur e kam mbajtur ka qenë para dy viteve. Edhe vitin e kaluar edhe këtë, Ministria e Kulturës nuk më ka përkrahur financiarisht”.
Haziri – Nuhiu përfundon duke theksuar se pret të përkrahet në vazhdimësi nga Ministria, të paktën për talentët e rinjë të cilët dëshirojnë ta shijojnë skenën ndërkombëtare.
“Pres përkrahje në vazhdimësi sepse organizimi, përzgjedhja e pastaj përgatitja janë të kushtueshme”, ka thënë ajo, duke theksuar se deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje sa i përket ankesave së saj të adresuara në Ministri të Kulturës.
“Komisioni nuk më ka kthyer as edhe një përgjigje sa i përket dokumenteve ose nëse po qalon dicka në dokumente të mia. Përkundrazi, unë kam shtuar dokumente të tjera të nevojshme që me qenë sa më transparent. Kam pritur shumë sepse është I vetmi festival që u jep mundësi talentëve të këndimit me marrë ftesa e mandej me marrë pjesë në festivale ndërkombëtare”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës