Këngëtarja e njohur Arta Bajrami është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e saj.

Gjatë gjithë karrierës, ajo ia besoi projektet muzikore vëllait të saj, producentit të njohur Don Arbas, i cili njëherësh është prej më të kërkuarve në tregun muzikor.


Së fundmi, këngëtarja Bajrami është bërë nostalgjike për hitet e dikurshme që estrada realizonin.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory disa prej këngëve më të suksesshme që vëllai i saj, ka punuar për kolegët e këngëtares ndër vite.

Ndër to, ajo kujton hitin "Supersweet" të Capital T, të cilën reperi e lansoi në fillimet e tij, apo këngën e famshme "Vibe", të interpretuar nga Tuna, Dafina Zeqiri dhe 2po2.

kapo1

"Iluzion" dhe "I harruar" të Leonora Jakupi janë po ashtu këngë të punuar nga dora e Don Arbas, njashtu si hitet më të mëdha në karrierën e Ryva Kajtazit, këngët "Hajde zemër" dhe "Me ty nuk flas".

kapo10

MC Kresha dhe Kaltrina Selimi kanë po ashtu këngë të suksesshme të punuar nga producenti në fjalë, teksa të gjitha këngët e Artës mbajnë vulën e Don Arbas.

kapo12

Dikur, këngët që publikoheshin nga estrada ishin të rralla, ndoshta dy ose tri brenda viti, por ishin të suksesshme dhe godisnin në veshin e publikut, përkundër ditëve të sotme ku publikimi i këngëve është aq i shpeshtë por kualitet i dobët dhe komercialiteti, shpesh i bën monotone te publiku. /Telegrafi/

kapo2 Foto: Arta Bajrami/InstaStory

kapo3 Foto: Arta Bajrami/InstaStory

kapo4 Foto: Arta Bajrami/InstaStory

kapo5 Foto: Arta Bajrami/InstaStory

kapo6 Foto: Arta Bajrami/InstaStory

kapo7 Foto: Arta Bajrami/InstaStory

kapo8 Foto: Arta Bajrami/InstaStory

kapo9 Foto: Arta Bajrami/InstaStory

kapo11 Foto: Arta Bajrami/InstaStory

kapo12 1 Foto: Arta Bajrami/InstaStory