LAJMI I FUNDIT:

“Art për të gjithë” – projekt për qasje më të lehtë deri në kulturë për fëmijët me nevoja të veçanta në Maqedoni

“Art për të gjithë” – projekt për qasje më të lehtë deri në kulturë për fëmijët me nevoja të veçanta në Maqedoni

Socializim dhe inkluzion shoqëror të personave me pengesa dhe handikap është qëllimi i projektit edukativo vizatimor “Art për të gjithë” të cilën Galeria nacionale e Maqedonisë (GNM) dhe Ambasada e Holandës sot e promovuan në galerinë “Çifte hamam” dhe nënshkruan memorandum për zbatimin e tij.

Projektin GNM me ndihmën holandeze do ta zbatojë në vitin 2018 dhe 2019. Dedikohet për fëmijë të moshës më të hershme shkollore deri në përfundim të shkollës së mesme dhe do të zhvillohet në katër cikle nga tre muaj.

Sipas Dita Starova Qerimi, drejtoreshë e GNM, institucioni i cili këtë vit e shënon 70 vjetorin e ekzistimit, përmes seminareve debateve dhe vizitave të organizuara, “Art për të gjithë” do të mundësojë qasje më të lehtë deri te kultura për fëmijë me nevoja të veçanta nga mbarë Maqedonia.


“GNM në kuadër të programit të saj vite më parë në sektorin edukativ realizoi projekte të dedikuara për fëmijët të kategorive të ndjeshme. Numër i madh i seminareve animojnë nxënës – fëmijë me spektër të ndryshëm të pengesave, moshë të ndryshme duke ofruar mundësi për inkluzion social dhe përfitim të mjeshtërive të reja, deuke i edukuar në kulturë dhe art”, tha Starova Qerimi.

Ambasadori holandez Wouter Plomp tha se projekti e meriton mbështetjen për shkak të entuaziazmit dhe profesioalizmit të GNM, si dhe për shkak të qëllimit të projektit, e ajo është inkluzioni i kategorive të ndjeshme sociale, siç janë fëmijët me autizëm dhe pe pengesa në dëgjim dhe në shikim.

Ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, mes tjerash tha se zhvillimi i kulturës së bashkësive të margjinalizuara është i rëndësishëm nga aspekti strategjik për vendin tonë, nëse duam të arrijmë qëllim kyç, e ajo është që të krijojmë shoqëri për të gjithë./Koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori