Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës në mbledhjen e sotme, me nëntë për dhe asnjë kundër, ka shkarkuar drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, ndërsa ka emëruar për ushtrues detyre të drejtorit të Përgjithshëm Shkumbin Ahmetxhekaj, redaktor shumëvjeçar në RTK.
Në një komunikatë për media thuhet se vendimi për shkarkim bazohet në shkeljet e shumta të Ligjit për RTK-në dhe akteve tjera nënligjore të bëra në RTK gjatë mandatit të Kastratit.
Bordi i RTK-së konstatoi një neglizhencë të drejtorit të Përgjithshëm ndaj parregullsive, keqpërdorimeve, mos punës, nepotizmit, degradimit, raportimit të vazhdueshëm të anshëm e jo objektiv të transmetuesit publik të Kosovës.
Bazuar në të gjitha këto shkelje, për Bordin e RTK-së ka qenë e pamundur vazhdimi i konsolidimit të reputacionit të RTK-së dhe funksionimit të tij me Kastrati si drejtor i Përgjithshëm.
Për më tepër, në një kohë kur transmetuesi publik numëron gjithsej 765 punonjës të rregullt Kastrati funksionimin e njësive kryesore të RTK-së e ka bazuar tek punonjësit me kontrata për shërbime.
Deri më datën 31 dhjetor 2021, RTK ka pasur 239 persona të angazhuar me kontrata për shërbime. Shumë prej tyre janë angazhuar për punët më esenciale të funksionimit të RTK-së, si: gazetarë, kameramanë, montazhierë, punëtorë të sigurimit, etj. Për më tepër, Kastrati e ka konfirmuar përmes kanaleve zyrtare se funksionimi i shumë njësive të RTK-së varet nga personat e angazhuar me këto kontrata.
Kastrati, përgjatë gjithë mandatit të tij ka dështuar të hapë konkurse për të rekrutuar punëtorët e nevojshëm për funksionimin siç duhet të RTK-së. Në mungesë të konkurseve, janë angazhuar persona të cilët nuk i janë nënshtruar vlerësimeve rekrutues. Kontratat për shërbime janë vazhduar pa një vlerësim të performancës së të angazhuarve.
Nga ana tjetër, Bordi është i shqetësuar për të drejtat e punës të personave që janë angazhuar me këto kontrata. Bazuar në kontratat e punës, kjo formë e angazhimit nuk parasheh pushimet dhe përfitimet e tjera që i garanton Ligji i Punës për punëtorët. P.sh., ka pasur raste kur pushimi i lehonisë nuk i është njohur grave të punësuara me kontrata për shërbime. Ka të angazhuar me kontrata për shërbime, që përmes emailit i kanë shkruar Bordit të RTK-së, se për shumë vite (përfshirë edhe tri vjetët e fundit) nuk kanë marrë asnjëherë pushim javor, mujor apo vjetor.
Për më tepër, deri më datë 23 dhjetor 2021 (sipas deklaratave të drejtorit të Përgjithshëm, nuk ka pasur ndonjë analizë apo vlerësim të saktë për nevojat e punonjësve me kontrata për shërbime. Fillimi për diskutimin e kësaj nevoje ka filluar vetëm pas kërkesës së Bordit aktual të RTK-së, thuhet në komunikatë.
Drejtori i Përgjithshëm, ka dështuar të sigurojë respektimin e Ligjit për RTK-në dhe Rregulloreve të brendshme të RTK-së. Si pasojë, ka punëtorë që kanë kontrata të rregullta dhe kompensohen rregullisht, ndonëse nuk paraqiten fare në punë. Disa prej tyre këtë e kanë konfirmuar përmes komunikimeve të brendshme, por edhe përmes deklaratave publike, thuhet më tej.
Për më tepër, disa nga këta punëtorë, të cilët paguhen nga RTK, marrin pjesë në debate të ndryshme, kryesisht politike, në media të tjera vendore, gjë e cila po ashtu është e ndaluar me rregullore të brendshme të RTK-së, por të cilat nuk janë zbatuar. Pjesëmarrja e të punësuarve në aktivitete të tilla me karakter debatues politik, publikimi i deklaratave të njëanshme politike në rrjetet sociale si dhe shpërndarja e përmbajtjes së mediave konkurrente nga personat e punësuar në RTK, dëmtojnë imazhin dhe pavarësinë editoriale të transmetuesit publik, për çfarë drejtori i Përgjithshëm i RTK-së nuk ka marrë masat e duhura sipas rregullativës në fuqi.
Sipas Bordit të RTK-së, drejtori i Përgjithshëm i RTK-së nuk ka prezantuar Strategjinë Zhvillimore të RTK-së, ndonëse kjo çështje kërkohet nga Ligji për RTK-në dhe nga Statuti i RTK-së. Mungesa e strategjisë për zhvillimin e RTK-së, paraqet problematikë të theksuar për arsye se në mungesë të strategjisë zhvillimore, bëhet projeksion joefektiv dhe joefikas i skemës programore dhe buxhetit për vitin pasues.
Drejtori i Përgjithshëm ka dështuar të sigurojë adresimin dhe zbatimin e gjetjeve të Njësisë së Auditimit të Brendshëm, e cila ka evidentuar shkelje të ndryshme gjatë mandatit të tij, si avancimet e brendshme joligjore, keqmenaxhimi i aktiviteteve të prokurimit, keqmenaxhimi i kontratave të marketingut etj.
Bordi i RTK-së konsideron se lista e gjetjeve, përkatësisht shkeljeve është më e gjatë dhe më e ngarkuar, mirëpo duke pasur parasysh se disa çështje të identifikuara janë subjekt i auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit, Inspektorati i Punës apo institucioneve tjera relevante, nuk përfshihen në këtë vendim për shkak të subjektivitetit deri në vlerësim nga autoritetet kompetente, përfundon komunikata.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione – nuk iu beson më askush
Fitness qendra “Oxygen” në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar
Avancimi i partneritetit strategjik me SHBA-në, prioritet i Presidentes Osmani për vitin 2025
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?