Arsyet se përse disa persona martohen pa dashuri

Jo të gjithë martohen për hir të dashurisë dhe dëshirës për të qëndruar së bashku gjatë gjithë jetës! Kjo dihet le të themi, por arsyet mbase nuk janë edhe aq të qarta. Hidhini një sy më poshtë….
Vetëm personat romantikë mendojnë se pas një marrëdhënieje ose një martese duhet të jetë patjetër një dashuri e madhe. Por në të vërtetë, shumë njerëz zgjedhin të përfshihen në martesë për arsye që vetëm me dashurinë nuk kanë të bëjnë apo me dëshirën për t’u plakur së bashku.
Provë e kësaj çështjeje është një diskutim anonim i zhvilluar në aplikacionin “Whisper” që u lejon përdoruesve të hedhin mendimet më intime pa turpin se do të gjykohen.
Ja se cilat janë arsyet për të cilat disa persona kanë thënë: “Po dua të martohem”:
1) Jam martuar me tim shoq, sepse partneri që kam dashur prej pesë vitesh nuk më deshi asnjëherë. 2) Unë u martova për të pasur para dhe siguri. Nuk e dua ashtu siç do të doja dhe për këtë ndihem keq. 3) U martova sepse ngela shtatzënë. Sakrifikova për hir të tim biri. 4) U martova me gruan time sepse u lodha duke qenë i mërzitur dhe vetëm. Pas pesë vitesh me të jam sërish i mërzitur dhe i vetmuar. 5) Dy muaj më parë u martova për hir të miqësisë dhe për të qenë i shoqëruar. Tashmë shpresoj të më ndodhë të bie në dashuri por besoj se do të jetë e vështirë të jap puthje pasionante dhe të ndiej flutura në stomak. 6) U martova vetëm për t’i dhënë shtetësinë e vendit tim. E dija se nuk ishte dashuri, por tani jam penduar shumë.



















































