Telegrafi

Arsyeja e vërtetë pse piratët mbulojnë njërin sy, e kemi kuptuar gabim gjatë gjithë kësaj kohe

Që kur ishim të vegjël, të gjithë e kemi pasur një ide të caktuar se si duhet të duken piratë.

Por, tani duket se fëmijëria e shumë njerëzve u shkatërrua, pasi një grua ndau një detaj për piratët që tronditi të gjithë, shkruan The Mirror.

Chelsey Edwards, ndau një video në TikTok përmes secilës shpjegonte pse piratët mbulonin njërin sy dhe nuk është ajo që mendoni.

@chelseyedwards_13 Please tell me no one else knew this?! 🏴‍☠️ #fyp #viral #todayyearsold #pirate ♬ original sound – Chelsey.E

Edwards, thotë se piratët nuk vendosnin fashë sepse u mungonte një sy, por se një tjetër arsye qëndron prapa kësaj.

“A e dini se çfarë kuptova sot? Arsyeja pse piratët vendosnin fasha në sy, nuk është sepse kanë humbur njërin sy në betejë, ndonëse e kam menduar gjithmonë këtë kur kam qenë e vogël”, tha ajo.

“Por jo, me sa duket arsyeja është shumë e zgjuar. Ata mbulojnë njërin sy për ta adaptuar me errësirën dhe tjetrin për ta adaptuar me dritën. Sapo pirati zbret nën kuvertën e anijes ku është errësirë pirati largon fashën nga syri dhe e vendos tek syri tjetër. Duke qenë se syri ka qenë i mbuluar me fashë e ndihmon piratin që të shoh më mirë në errësirë”, theksoi ajo.

Me sa duket ajo nuk ishte e vetmja që e kishte mësuar këtë çështje së fundmi, edhe shumë të tjerë ishin tronditur me të vërtetën. /Telegrafi/