Arsyeja e çuditshme pse ka më shumë të mundësi të sëmureni gjatë pranverës!

Kur ju shfaqen simptomat e para në pranverë, është e vështirë të dalloni nëse është grip/ftohje apo alergji
“Alergjitë dhe një sëmundje, të dyja aktivizojnë sistemin imunitar, për t’iu përgjigjur një substance të huaj, për të mbrojtur trupin”, shprehet Dr. Sanjev Jain, mjeke e certifikuar.
“Kur sistemi imunitar është “aktivizuar”, alergjitë dhe një infeksion mund t’ju japin të njëjtat simptoma, rrjedhje hundësh, kolitje etj. Të dyja mund të përzihen bashkë dhe të pengojnë dhe gjumin normal.”
Por cili është ndryshimi midis të paturit alergji dhe një sëmundjeje?
Dallimi më i madh mes të dyjave është se ju nuk mund t’ia jepni askujt alergjitë tuaja, por mund t’ia “ngjisni” dikujt ftohjen.
“Alergjitë nuk janë ngjitëse dhe, megjithëse janë të bezdisshme, zakonisht janë të padëmshme. Nga ana tjetër, shumica e viruseve dhe sëmundjeve të baktereve janë ngjitëse.
Për të zbuluar cilën keni, kushtojini vëmendje disa simptomave kryesore.
“Nëse keni temperaturë ose nyje limfatike të fryra ka të ngjarë të jetë infeksion. Duhet të shihni dhe periudhën në të cilën shfaqen simptomat. Alergjitë vijnë në të njëjtën kohë çdo vit dhe përkeqësohen kur ekspozoheni nda një alergjeni (për shembull: kur jeni në një park përreth një bari të sapoprerë, ose të ekspozuar ndaj një qeni, maceje.
Kushtojini vëmendje edhe kohëzgjatjes së simptomave. Alergjitë do zgjasin për disa muaj, ndërsa infeksionet e sipërme të frymëmarrjes zakonisht nuk qëndrojnë për më shumë se një javë ose dy.
Nëse keni kruarje ose lotim të syve, mukus të pastër, hundë të lëngshme për më shumë se një javë dhe simptomat tuaja janë të qëndrueshme çdo ditë, ka të ngjarë të keni të bëni me alergji.
Simptomat e alergjisë në përgjithësi qëndrojnë të njëjta, ndërsa simptomat e ftohjes priren të intensifikohen dhe të arrijnë kulmin para se të zbuten përfundimisht.
A mund t’ju sëmurin alergjitë?
Kur irrituesit hyjnë në rrugët tuaja të hundës, quajeni “sezon të hapur” për viruset e ftohjes. Ju prodhoni më shumë mukozë, sinuset tuaja mbushen dhe bllokohen me lëngje, duke krijuar një mjedis ideal për viruse dhe baktere që vendosen dhe shkaktojnë infeksione.
Çdo “stresues” në trup që aktivizon sistemin imunitar mund t’ju bëjë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve të vërteta, citon Anabel.
Simptomat e alergjisë së patrajtuar mund të krijojnë stres të vazhdueshëm në trup, gjë që bën që sistemi imunitar t’i japë përparësi luftimit të alergjenit të huaj, në vend që të njohë dhe të luftojë viruset dhe bakteret që hyjnë në trup.
Me fjalë të tjera, alergjitë e largojnë trupin nga “armiqtë e vërtetë” – viruse dhe baktere që mund t’ju bëjnë të sëmureni, gjë që mund t’ju bëjë shumë më të ndjeshëm ndaj zhvillimit të një sëmundjeje aktuale.
Disa këshilla të shpejta nga mjekët: Pini shumë ujë, lani duart, flini mirë dhe mjaftueshëm. Për çdo shqetësim, konsultohuni me mjekun tuaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk