Arsim Abazi jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Ferzajt

Pas dy vitesh në krye të Ferizajt, Arsim Abazi ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit.
Gjatë mandatit të tij, Abazi arriti të ngjisë skuadrën nga Liga e Parë në Superligë dhe më pas ta stabilizojë ekipin.
Sezoni i kaluar ishte pozitiv për Ferizajn, i cili e mbylli kampionatin në vendin e pestë dhe zhvilloi një pjesë pranverore shumë të mirë. Megjithatë, sezoni aktual nuk ka nisur siç pritej.

Pas dy fitoreve të para, ekipi ka regjistruar pesë humbje radhazi, duke u gjendur në vendin e fundit me vetëm 6 pikë — të njëjtat si Llapi dhe Prishtina e Re.
Ferizaj tashmë do të kërkojë një trajner të ri që mund ta kthejë ekipin në rrugën e fitoreve dhe ta përmirësojë pozicionin në tabelë. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































