Duket se më në fund Arsenali do e realizojë transferimin e Julian Draxler.
The Gunners ka disa vite që tentojnë transferimin e anësorit gjerman, mirëpo deri më tani nuk i kanë arritur qëllimit.
Sipas asaj që raporton 90min, Arsenali ka biseduar me përfaqësuesit e lojtarit dhe marrëveshja është shumë afër që të kompletohet.
Mauricio Pochettino i ka bërë me dije Draxlerti se nuk është në planet e tij dhe është i hapur që të largohet.
Arsenali dëshiron të përfitojë nga kjo situatë dhe të transferojë lojtarin në një shumë rreth tetë milionë euro.
Kontrata aktuale e lojtarit skadon në verën e këtij viti, andaj Topçinjtë nuk do të paguajnë një shumë të lartë. /Telegrafi/