Arsenali komod në triumfin ndaj Newcastle

Arsenali ka arkëtuar pikë të plota në udhëtimin në St James' Park, ku ka luajtur kundër Newcastle United (2-0).
Rezultati u zhbllokua që në minutën e pestë të takimit me golin e Mohamed Elneny, i cili u asistua nga Pierre-Emerick Aubameyang.
Me epërsi minimale të skuadrës mysafire, skuadrat shkuan në pushim, ndërsa në fraksionin e dytë, Topçinjtë shënuan sërish.

Falë një asistimi brilant të Gabriel Martinellit, Aubameyang kësaj radhe në rolin e golashënuesit realizoi fluturimthi.
Pas kësaj fitoreje, Arsenali numëron 49 pikë, katër më pak se Tottenham Hotspur që ndodhet në zonën evropiane.
Newcastle Unitedi ndodhet menjëherë mbi zonën e rrezikshme në tabelë, mirëpo ndodhet nëntë pikë larg /Telegrafi/
https://twitter.com/TheBS7Era/status/1388844269897650179










































