Arsenali ka fituar me rezultat të thellë 3-0 ndaj Stoke Cityt në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Ligës Premier.

Topçinjtë kanë marrë edhe fitoren e dytë radhazi në kampionat, pasi kanë fituar ndaj Stoke Cityt në një ndeshje jo edhe të lehtë për ta.


Pjesa e parë e takimit u karakterizua me dominim të skuadrës së Arsene Ëengerit, por të cilët nuk patën fat dhe shkuan në pushim pa gola.

Xherdan Shaqiri Shaqiri iu krijoi shumë probleme Arsenalit (Getty Images)

Në pjesën e dytë, Arsenali rriti trysninë dhe sulmet, por golin e gjeti vetëm në minutën e 75-të ku, Pierre-Emerick Aubemayang shënoi nga penalltia për epërsinë 1-0.

Aubameyang  Aubameyang hapi serinë e golave (Getty Images)

Sulmuesi nga Gaboni doli në pah përsëri në minutën e 86-të duke gjetur edhe golin e dytë personal dhe të 2-0 për Arsenalin.

Kur pritej që ndeshja të përfundonte u shfaq edhe sulmuesi francez, Alexandre Lacazette, i cili shënoi nga pika e bardhë në minutën e 89-të duke vulosur fitoren me rezultat përfundimtar 3-0.

Lacazette Aubemeyang Aubameyang  dhe Lacazette vulosën fitoren (Getty Images)

Pas kësaj fitore, Arsenali mbetet në pozitën e gjashtë me 51 pikë, ndërsa Stoke City në vendin e 19-të me vetëm 27 pikë.

Në ndeshjen e radhës, londinezët e presin Southamptonin, ndërsa edhe Stoke luan në shtëpi ndaj Tottenhamit. /Telegrafi/

telegrafi sport app