BE arrin marrëveshje për ligjin që ndalon shitjen e veturave me karburant nga viti 2035

Bashkimi Evropian bëri një marrëveshje gjatë ditës së djeshme mbi një ligj i cili ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë dhe naftë që nga viti 2035, duke synuar që ta arrijnë kalimin tek veturat elektrike dhe luftimin e ndryshimit klimatik.
Negociatorët nga vendet e BE-së dhe Parlamenti Evropian, të cilët duhet edhe të aprovojnë ligjet e reja të BE-së, si dhe edhe Komisioni Evropian, i cili i harton ligje të reja, u morën vesh se prodhuesit e veturave duhet të arrijnë ulje prej 100 për qind të emetimeve të CO2 deri në vitin 2035m gjë kjo e cila do ta bënte të pa mundur shitjen e veturave të reja me lëndë djegëse fosile në bllokun 27-vendësh, raporton France24, përcjell Telegrafi.
“Kjo marrëveshje është një lajm i mirë për drejtuesit e veturave – veturat e reja me zero-emetim do të kushtojnë më lirë, duke u bërë më të përballueshme dhe duke u ofruar të gjithëve edhe më shumë qasje tek këto vetura”, tha Jan Huitema, krye negociatori i Parlamentit Evropian.
Shefi i politikave klimatike të BE-së Frans Timmermans, deklaroi se marrëveshja dërgoi një sinjal të fortë drejt industrisë së veturave dhe klientëve të tyre.
“Evropa po e përqafon kalimin tek lëvizja me zero-emetim”, tha ai.
#FitFor55 | 🤝 DEAL! We have just reached a provisional political agreement between the @EUCouncil and the @Europarl_EN on the CO2 emission standards for cars and vans 🚙💨
This is the first agreed proposal from the Fit for 55 package.#EU2022CZ
More ⬇️https://t.co/OrnHFUAKF4 pic.twitter.com/ncpeXTg1jY
— EU2022_CZ (@EU2022_CZ) October 27, 2022
Marrëveshja përfshinte gjithashtu një ulje prej 55 për qind në emetimet e CO2 për veturat e reja të shitura nga viti 2030 kundrejt niveleve të vitit 2021, shumë më e lartë se objektivi ekzistues i një reduktimi prej 37.5% deri atëherë.
Furgonët e rinj duhet të jenë në përputhje me një reduktim 100% të CO2 deri në vitin 2035 dhe një ulje prej 50% deri në vitin 2030 krahasuar me nivelet e vitit 2021.
Ky ligj do të jetë i pari që do të finalizohet nga një paketë më e gjerë e politikave të reja të BE-së, të krijuara për të përmbushur objektivat e bllokut për të ulur emetimet e gazeve serrë.
Brukseli po kërkon marrëveshje edhe për 2 ligje të tjera nga kjo paketë për të përfunduar në kohë për negociatat mbi klimën që do të mbahen me Organizatën e Kombeve të Bashkuara gjatë muajit nëntor, në përpjekje për të treguar se pavarësisht recesionit kanosës dhe rritjes së çmimeve të energjisë, BE-ja po ecën përpara me qëllimet e tyre klimatike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Kur dizajni i veturave shndërrohet në art të vërtet - Peugeot publikon skicat e një modeli të ri

Audi e pranon, cilësia e enterierit të veturave ka qenë më e mirë në të kaluarën

Mercedes e konfirmon, një G-Class më e vogël po vjen - zbulohen disa detaje

Manhart rrit fuqinë e motorit të Porsche 911 GT2 RS

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë