LAJMI I FUNDIT:

Arrihet memorandum bashkëpunimi mes Akademisë Olimpike të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

Arrihet memorandum bashkëpunimi mes Akademisë Olimpike të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë
Foto: Kosovo Olympic Committee/Facebook

Bashkëpunimi i frytshëm mes Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar është thelluar edhe më shumë me bashkëpunimin mes dy Akademive Olimpike.

Kësisoj, sot në zyrat e KOKSH-it, Akademia Olimpike e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi.

I pranishëm ishte edhe presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli, i cili i ka uruar drejtuesit e Akademisë Olimpike të Kosovës, Fitim Arifi dhe Diellza Kelmendi, të cilëve u ka shprehur vullnetin dhe bashkëpunimin e fuqishëm me AO të Shqipërisë.


Memorandumi u nënshkrua nga koordinatori për edukim i AO e Kosovës, Fitim Arifi dhe drejtoresha e AO të Shqipërisë, Eda Çaushi.

Marrëveshja midis dy Akademive Olimpike ka një kohëzgjatje dy-vjeçare dhe si pika kryesore e saj ka shkëmbimin e informacioneve midis dy Akademive për zhvillimin e edukimit olimpik, pjesëmarrjen në forume dhe projekte shumëpalëshe me interes të përbashkët, mbështetjen mes dy vendeve në organizimin e konferencave të përbashkëta shkencore, shkëmbimin e materialeve metodologjike ndërmjet dy vendeve.

Ndër të tjera, në këtë memorandum u vendos dhe për realizimin e sesioneve të përbashkëta trajnuese, si dhe për shkëmbimin e materialeve kulturore dhe pedagogjike.

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Kalo në kategori