LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshje për shfrytëzimin e deponisë rajonale “Rusino”

Arrihet marrëveshje për shfrytëzimin e deponisë rajonale “Rusino”

Sot në mjediset e Komunës së Gostivarit, me kërkesë të përfaqësuesve të bashkësive lokale të vendbanimeve në afërsi të deponisë rajonale Rusino, u mbajt mbledhje e Rajonit Planor të Pollogut, ku një ndër pikat e rendit të ditës ishte edhe tejkalimi i situatës së krijuar në lidhje me deponinë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pas një debati të gjatë, por konstruktiv, kryetarët e komunave të rajonit të Pollogut, në prani edhe të ministrit të mjedisit jetësor, drejtorit të Qendrës rajonale të Pollogut dhe përfaqësuesve te bashkësive lokale, arritën marrëveshje që të krijohen kushtet e nevojshme për deponim të mbetjeve urbane në deponinë Rusino dhe bllokada nga ana e banorëve lokalë të ndërpritet të enjten pas mesnate.

Në dy ditët në vijim, ndërmarrjet komunale dhe kompanitë e angazhuara për transport të mbeturinave, sipas marrëveshjes, do të punojnë në mënyrë intensive në pastrimin e rrugës deri te deponia, si dhe krijimin e kushteve minimale që bartja dhe deponimi i mbetjeve urbane në Rusino, të evitojë problemet paraprake të cilat edhe çuan deri në protestat e banorëve lokalë dhe bllokadën për hedhjen e mbeturinave të komunave të Pollogut përveç asaj të Gostivarit.


Këtë, në një konferencë për shtyp, e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, i cili ka shprehur kënaqësi për marrëveshjen e arritur.

Ndërkaq Tetuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës i ka njoftuar gazetarët se në takim është rënë dakord edhe për një kërkesë të bashkësive lokale të vendbanimeve për rreth deponisë, në lidhje me angazhimin e punëtorëve shtesë nga këto lokalitete për rritje të monitorimit të mbarëvajtjes së procesit, e po ashtu edhe për formimin e një trupi koordinues të përbashkët, turp ky i cili do të përbëhet prej nga një përfaqësues të secilës komunë, një përfaqësues i Ministrisë së mjedisit dhe nga një përfaqësues i bashkësive lokale të prekura me problemin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori