Site icon Telegrafi

Arrihet marrëveshja verbale mes Bayernit dhe Juventusit për De Ligt

Bayern Munichu ka arritur marrëveshje verbale me Juventusin për Matthijs de Ligt, raporton Fabrizio Romano.

Sipas ekspertit të transferimeve, Bavarezët do të paguajnë 80 milionë euro për kartonin e holandezit, me një kontratë deri në vitin 2027.

“Matthijs de Ligt në FC Bayern, ja ku shkojmë! Marrëveshja verbale është arritur sonte pasi klubet kanë qenë në kontakt gjatë gjithë ditës – oferta përfundimtare e pranuar nga Juventus për paketën me vlerë më shumë se 80 milionë euro”.

“De Ligt tashmë ka rënë dakord për kushtet personale dhe do të nënshkruajë deri në qershor 2027”, thuhet në postimin e Romano.

De Ligt kërkohej me ngulm nga Chelsea, por lojtari ka zgjedhur Bayernin, me blutë që më pas u fokusuan te Kalidou Koulibalyn të cilin e transferuar në këtë javë nga Napoli për 40 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version