Lorenzo Pellegrini do të vazhdoj t'i qëndrojë besnik Romës së tij edhe për pesë vite të tjera.

Kapiteni i Romës është futur në vitin e fundit të kontratës, por kryeqytetasit nuk kanë pasur fare frikë për largimin e tij.


Mesfushori italian ka pasur një klauzolë largimi prej vetëm 30 milionë euro dhe skuadrat më të mëdha evropiane interesoheshin për të, por pa sukses, pasi dëshira e tij ishte të qëndronte në Olimpico.

1340773324.0

Tanimë është arritur marrëveshja mes klubit dhe agjentëve të lojtarit për kontratën e re, e cila do ta mbajë Pellegrinin në Olimpico deri në verën e vitit 2026.

25-vjeçari do të bëhet lojtari i dytë më i paguar në klub me pagë vjetore prej katër milionë euro në sezon plus bonuse. Vetëm anglezi Tammy Abraham do të fitojë më shumë se kapiteni.

E byrZ WUAImYPy

Mediat në Itali kanë raportuar se palët tanimë kanë gjetur marrëveshjen e cila pritet të zyrtarizohet gjatë ditëve të ardhshme, sapo të mbërrijë në Itali presidenti i Romës, Dan Friedkin.

Pellegrini është futbollist i dalë nga Akademia e Romës, por ai kaloi dy vite te Sassuolo nga 2015 deri në 2017 para se të rikthehej në kryeqytetin italian ku tani është kapiten i Giallorosëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app