Site icon Telegrafi

Arrihet marrëveshja mes palëve, Atletico siguron shërbimet e brazilianit Cunha

Atletico Madrid ka bërë një tjetër goditje në afatin kalimtar të verës.

Skuadra spanjolle ishte në kërkim të një sulmuesi dhe atë e ka gjetur në Bundesligën gjermane.

Sulmuesi i talentuar brazilian, Mattethus Cunha do të jetë përforcimi i ri i Los Colchoneros për repartin ofensivë.

Atletico tanimë ka arritur marrëveshje me Hertha Berlin për transferimin e brazilianit për 30 milionë euro.

Cunha pati paraqitje fantastike edicionin e kaluar me Hertha Berlinin, derisa u dallua edhe në Lojërat Olimpike me Brazilin.

Kampioni në fuqi i Spanjës i ka bërë gati kontratën pesë vjeçare 22-vjeçarit brazilian.

Los Colchoneros e fituan garën për brazilianin me skuadrat si Roma, Atalanta, Napoli, Inter, Monaco dhe Leeds United. /Telegrafi/

Exit mobile version