Manchester City duket se do të mbyllë shumë shpejtë transferimin e Kalidou Koulibalyt nga Napoli.

Citizens ka kohë që duan të transferojnë mbrojtësin senegalez, mirëpo skuadra italiane kërkonte shumë.


Sipas asaj që raporton GetFrenchFootballNews, Koulibaly është pajtuar me kushtet e ofruar nga Manchester City.

koulibaly

Napoli kërkonte 120 milionë euro nga shitja e lojtarit, mirëpo që tani ka rënë në vlerë dhe besohet se transferimi do të mbyllet në shumën e 90 milionë eurove.

Ferran Torres u bë lojtari i parë që kalon te Citizens në këtë verë, e më pas Nathan Ake, ndërsa tani edhe Koulibaly.

Vlen të përmendet se City nuk qëndron larg as transferimin të Lionel Messit nga Barcelona, që ka dorëzuar letrën për largim nga katalunasit. /Telegrafi/

telegrafi sport app