LAJMI I FUNDIT:

Arrihet kompromisi, miratohet buxheti i Komunës së Gostivarit

Arrihet kompromisi, miratohet buxheti i Komunës së Gostivarit

Këshilli i Komunës së Gostivarit në ditën e fundit të afatit, në mënyrë unanime e miratoi Buxhetin për vitin 2019. Siç u tha në seancën e 10-të, këtë fundjavë, shumica e këshilltarëve dhe kryetari i komunës, Arben Taravari kanë bërë konsultime dhe kanë arritur kompromis. Buxheti u miratua me vendosjen e disa ndryshimeve, që erdhën si rezultat i propozimeve të këshilltarëve.

Me ndryshimet shkurtohen mjetet për punësime të përkohshme nga 13 deri në 6 milion denarë, ulje ka edhe te shpenzimet e kryetarit dhe tek administrata për marrëveshjet mbi vepër. Këto mjete do të shkojnë në disa projekte infrastrukturore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Buxheti i Komunës së Gostivarit për vitin 2019 është diku rreth 17 milion euro.


Vjet buxheti i Gostivarit ishte në masë të financimit në kohë prej tre muajsh për shkak të mos miratimit të buxhetit dhe kjo shkaktoi probleme me pagat e të punësuarve dhe investimeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori