LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet zyrtari i Policisë Rrugore në Shqipëri, mori para për patentën e bllokuar

Arrestohet zyrtari i Policisë Rrugore në Shqipëri, mori para për patentën e bllokuar

Një zyrtar i lartë i Policisë Rrugore në Shqipëri është arrestuar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe marrjes së ryshfetit.

Bëhet fjalë për specialistin e administrimit të dokumenteve dhe anëtarit të OASH, Alkid Ndreu, i cili mendohet se i ka kthyer patentën e bllokuar për 3 muaj një shtetasje, pasi kishte marrë prej saj një sasi parash.

Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për këtë rast korrupsioni është arrestuar dhe E.C. për ushtrim të ndikimit të paligjshëm si dhe është proceduar shtetasja B.D. të cilës i ishte bllokuar patenta për një shkelje të kryer.


Shtetasja B.D. kishte arritur të merrte patentën, e cila ishte e bllokuar nga komisioni me afat 3-mujor, kundrejt një shume prej 70.000 lekësh e dhënë në formën e ryshfetit te personat e arrestuar.

Vijimi i veprimeve bëri të mundur identifikimin e kapjen e personit ndërmjetës, shtetasi E.C., i cili duke shfrytëzuar njohjet dhe kundrejt shpërblimit financiar të paligjshëm, ka bërë të mundur marrjen e lejes së drejtimit nga punonjësi i policisë Alkid Ndreu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Kalo në kategori