LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet shtetasi turku në Pejë, deklaroi rrejshëm se iu vodhën 1,000 euro

Arrestohet shtetasi turku në Pejë, deklaroi rrejshëm se iu vodhën 1,000 euro
Foto: Ilustrim

Një 36-vjeçar me shtetësi turke me inicialet D.E., i cili në fund të muajit të kaluar kishte deklaruar në polici se ishte viktime e një grabitjeje me armë në Pejë, ku sipas tij dy persona ia kishin marrë 1,000 euro, tashmë po akuzohet për deklarim të rrejshëm.

Siç  njofton Policia e Kosovës, më 25 janar rreth orës 22:20, Policia e Kosovës është njoftuar se në rrugën ‘Anton Çeta’ në Pejë, ka ndodhur një rast “grabitje”.

Sipas shtetasit turk, i cili deklaroi se një ditë më parë, më 24 janar, kishte mbërritur në Kosovë nga aeroporti “Adem Jashari” dhe prej aty me një taksi kishte shkuar deri në Pejë ku më pas ishte takuar me dy persona me të cilët ishte njohur në Turqi.


Sipas viktimës, njëri nga dy personat nën kërcënimin e armës i kanë grabitur 1000 euro dhe një telefon mobil. Atë natë, shtetasit turk i ishte ofruar tretman mjekësor edhe pse nuk kishte lëndime.

Gjatë hetimeve të zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, te cilët kanë intervistuar pesë dëshmitarë lidhur me rastin, më 12 shkurt, në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit është arritur të provohet se shtetasi turk kishte bërë deklarim të rrejshëm.

36-vjeçari me inicialet D.E., është arrestuar nga policia dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit rasti i “Grabitjes” është cilësuar “Deklarimi rremë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori