Arrestohet shtetasi serb me urdhëresë ndërkombëtare

Një person (shtetas serb) është arrestuar në bazë bashkëpunimit ndërkombëtar përmes Interpolit dhe me urdhër të Prokurorisë Themelore Prishtinë departamenti për krime të rënda.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është iniciuar vitin e kaluar, saktësisht më datë 03.09.2020, në Zvicër.
“Zvicër (NN) 03.09.2020-NN. Është raportuar se në bazë bashkëpunimit ndërkombëtar përmes Interpolit dhe me urdhër të Prokurorisë Themelore Prishtinë departamenti për krime të rënda, është arrestuar i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/04/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































