Në Gjermani arrestohet një shtetas iranian, planifikonte sulme me helme vdekjeprurëse.
Departamenti i anti-terrorizmit pranë policisë gjermane, ka arrestuar një 32-vjeçar në Castro-Rauxel në veriperëndim të Ruhrit, nën akuzën se ka planifikuar sulme me motive “islamiste”, transmeton Telegrafi.
Burri që ka shtetësi iraniane dyshohet se ka arritur të sigurojë cinaid dhe ricinus, thuhet nga zyra e gjykatësit në Dusseldorf por edhe nga policia në Recklinhausen të Munsterit.
Ricinius është një armë biologjike shumë toksike. E policia mbrëmë ka bastisur apartamentin e 32-vjeçarit në Castro-Rauxel.
“I akuzuar dyshohet se kishte përgatitur një sërë aksionesh të rrezikshme për shtetin. Gjatë bastisjeve janë gjetur materiale toksike”, thuhet në kumtesë.
I dyshuari është arrestuar së bashku me një mashkull tjetër – e mediat e atjeshme raportojnë se bëhet fjalë për vëllain e tij.
Bild raporton se autoritetet gjermane disa ditë më parë kanë pranuar një paralajmërim nga agjencitë e huaja të inteligjencës, për kërcënime për sulm me bomba kimike.
Në Gjermani viteve të fundit janë kryer disa sulme “islamiste”, në mesin e të cilëve ishte edhe ai me kamion në tregun e festave të fundvitit më 2016, ku si pasojë humbën jetën 13 persona. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Departamenti i Arsimit drejt shuarjes - Administrata Trump largon nga puna gati gjysmën e punëtorëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker