Kur kanë kaluar vetëm disa orë nga vetëvrasja e 47-vjeçares Merita Hajdari, në qytetin e Durrësit, policia vuri në pranga bashkëshortin e saj, gjithashtu efektiv policie, Sherif Hajdari.
Kjo pasi dyshimet janë se shkak i vetëvrasjes së 47-vjeçares, është pikërisht grindja e fortë me bashkëshortin, në prani të të cilit kreu edhe aktin e rëndë.
Pasi ka marrë në pyetje të afërmit, policia ka mësuar se çifti kanë pasur grindje verbale prej kohësh, një prej të cilave ndodhi edhe dje në mesditë, pak momente para se Merita të vendoste t’i jepte fund jetës.
Ajo përdori armën e shërbimit të bashkëshortit, për t’u vetëvrarë, ndërsa mësohet se djali i çiftit Hajdari, nuk ndodhej në shtëpi, në ato momente. /Telegrafi/