LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet polaku në Tiranë, rezultonte i dënuar në vendin e tij me 13 vite burg

Arrestohet polaku në Tiranë, rezultonte i dënuar në vendin e tij me 13 vite burg

Policia ka arrestuar një shtetas polak në Shqipëri, i cili kërkohet nga vendi i tij. 43-vjeçari është i dënuar në Poloni, me 13 vjet burgim, për pjesëmarrje në një grup kriminal dhe për kryerjen e 3 veprave penale, lokalizohet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 42-vjeçari polak.

Në vijim të operacioneve policore për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilat zhvillohen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, si dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Varshavës, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 4”.

Gjatë operacionit, në Qerret, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Poloni, shtetasi polak, i shpallur në kërkim ndërkombëtar Sebastian Bijak, 42 vjeç.


Gjykata e Varshavës-Pragës e ka dënuar këtë shtetas, me 13 vjet burgim, për krime në fushat e armëmbajtjes pa leje, mashtrimit dhe posedimit të sendeve të vjedhura, si dhe për pjesëmarrje në grup kriminal, vepra këto të dënuara sipas parashikimeve të Kodit Penal të Polonisë.

Interpol Tirana dhe Interpol Varshava po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori