Njësia policore ka arrestuar një zyrtar në komunën e Mitrovicës, i cili në mënyrë të kundërligjshme kishte regjistruar në regjistrin e gjendjes civile një shtetas turk.

Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 17:32, në Mitrovicë.


Ndërkaq, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/