Arrestohet një zyrtar i gjendjes civile në Fushë Kosovë

Një zyrtar i gjendjes civile në Fushë Kosovë është arrestuar pasi në mënyrë të kundërligjshme në sistemin elektronik të gjendjes civile kishte futur të dhënat dhe mundësuar të dyshuarit mashkull nga komuniteti serb të pajiset me letërnjoftim dhe pasaportë të RKS-së.
Rasti ka ndodhur më 03.10.2017 në ora 15:58, ndërkaq arrestimi i personit të dyshuar është bërë të martën, më 12.12.2018.
Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/12/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































