LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një spiun rus që u përpoq të depërtonte në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

Arrestohet një spiun rus që u përpoq të depërtonte në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

Shërbimi i inteligjencës holandeze ka zbuluar se një spiun që punonte për Shërbimin Informativ Ushtarak Rus (GRU) përdori një identitet të rremë brazilian për të udhëtuar nga Brazili në Holandë.

Spiuni duhej të fillonte të bënte punë praktike në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), që do të thoshte se do të kishte qasje në ndërtesën dhe sistemet e ICC-së.

Ai u ndalua pas mbërritjes në Holandë dhe u kthye në Brazil, raporton aljazeera.


“Nëse oficeri i inteligjencës do të kishte arritur të punësohej brenda GJND-së, ai do të kishte qenë në gjendje të mblidhte dokumente dhe të përpiqej të rekrutonte burime, të cilat më pas do t’i lejonin atij të kishte qasje në sistemet dixhitale të GJND-së. Ai madje mund të ndikonte në procedurat penale të GJND-së” , thuhet në njoftimin e Shërbimit Informativ të Holandës.

Ata theksuan se spiuni, nëse do të kishte pasur sukses në qëllimet e tij, mund t’i kishte ofruar Shërbimit Informativ Ushtarak Rus të gjitha informacionet e nevojshme në mënyrë që Rusia të kishte një pasqyrë të punës së gjykatës në çdo kohë.

Spiuni ishte një ‘ilegal’, një lloj i veçantë mashtrimi i thellë për të cilin specializohet Rusia.

Ai pretendonte të ishte një shtetas brazilian, Viktor Muller Ferreira, i lindur më 4 prill 1989, kur në fakt emri i tij i vërtetë ishte Sergey Vladimirovich Cherkasov dhe ai kishte lindur më 11 shtator 1985.

Cherkasov përdori një identitet të ndërtuar mirë për të mbuluar të gjitha lidhjet me Rusinë, dhe GRU-në në veçanti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e shembjes së çatisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad

Publikohen pamjet e shembjes së çatisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad

Serbia
ANKA-III, droni turk godet me sukses objektivin duke përdorur bomba LGK-82

ANKA-III, droni turk godet me sukses objektivin duke përdorur bomba LGK-82

Turqia
Rubio: Jemi më afër paqes në Ukrainë

Rubio: Jemi më afër paqes në Ukrainë

Botë
Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Amerika
Shkumë misterioze shfaqet në brigjet e Australisë, sëmurën 100 serfistë

Shkumë misterioze shfaqet në brigjet e Australisë, sëmurën 100 serfistë

Australia
Izraeli u konsultua me SHBA-në për sulmet në Gaza, thotë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

Izraeli u konsultua me SHBA-në për sulmet në Gaza, thotë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

Botë
Kalo në kategori