Arrestohet një shtetas serb në Bërnjak, dyshohet se i ofroi ryshfet policit

Një shtetas i Serbisë është dërguar në mbajtje, pasi më 03.04.2026, gjatë kontrollit kufitar në hyrje të Pikë Kalimit Kufitar Bërnjak, dyshohet se i ka ofruar zyrtarit policor para, me qëllim që ta lejonte hyrjen e pasagjerit me dokument identifikues me afat të skaduar në territorin e Kosovës.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 11:00, ndërsa i dyshuari ka drejtuar automjetin me targa të Serbisë.
“Me veprimet e kryera personi i dyshuar ka konsumuar veprën penale ‘Dhënie e ryshfetit’, ku lidhur me rastin, personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim pranë Drejtorisë së Krimeve Ekonomike, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar, kartëmonedha është konfiskuar, përderisa personi i dyshuar dërgohet në mbajtje”, njofton policia.
Nga
Telegrafi
6 minutes ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































