Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në veri të Mitrovicës, pasi të njëjtit i janë gjetur armë.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 11:00.


“Mitrovicë Veri 21.05.2025-11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe konfiskuar: substancë e dyshuar narkotike; dy copë jelek antiplumb,një gasmaskë, 14 karikator dhe  256 fishekë të armës AK47 si dhe 24 fishekë te kalibrit 7.62mm”, thuhet në raport.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/